Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Nuk e ftuan në dasmë se nuk e kanë qejf, ç’thotë Trump për princin Harry dhe Meghan

Çifti më i ri i familjes mbretërore Princ Harry dhe Meghan Markle  nuk e kanë fshehur aspak faktin se nuk e pëlqejnë presidentin amerikan Donald Trump.

Po ashtu përpara pak kohësh nga një intervistë të dhënë nga Princi Harry u zbulua se Donald Trump nuk do të ishte i ftuar në dasmën mbretërore që do të mbahet këtë pranverë. 

Ndërkohë nëse të gjithë prisnin një reagim të ashpër, Trump na ka habitur të gjithëve. Në një intervistë për ‘The Telegraph’ presidenti i ShBA-ve u shpreh: “Unë dua që ata të jenë të lumtur, me të vërtetë dua që të jenë të lumtur. Duken një çift shumë i bukur”.

Ndërkohë edhe pse gazetari i vuri në dukje deklaratat e çifiti mbretëror Trump sërish u shpreh: Unë ende shpresoj që ata të jenë të lumtur.

Po ashtu vlen të kujtojmë se aktorja Meghan Markle ka qenë një nga mbështetëset më të mëdhaja të Hillary Clinton-it kur ajo garonte për president përballë Trump-it.

Princi Harry është haptazi pro ish-presidentit Barack Obama. 

(E.K/FAXWEB)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close