Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Nuk do ta lëmë rehat qeverinë ta gëzojë këtë mandat”, flet Artur Roshi: Na duhet kurajo për përballje me mazhorancën

Kandidat i PD-së në Tiranë, Artur Roshi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Aktualitet me Bejdo Malen në Fax News, për të folur mbi aktualitetin politik në vendin tonë.

Fillimisht Artur Roshi foli për situatën në kampin e PD-së pas humbjes së zgjedhjev, duke u shprehur se sigurisht që situata është e vështirë, por kurajo duhet t’i udhëheqë.

Sigurisht është një situatë e vështirë për kampin e opozitës. Është kurajo ajo që duhet të na karakterizojë për të vazhduar me dinjitet përballjen me mazhorancën, e cila është në aleancë mëe paratë e trafikut, krimit që ka hedhur në këto zgjedhje dhe them se me këmbëngulje do të arrijëm jo vetëm të ngushëllojmë shqiptarët, por edhe të fitojmë. Unë them që me një strategji të opozitës, ne nuk do ta lëmë rehat qeverinë ta gëzojë këtë mandat”, tha Roshi.

Më tej Roshi paralajmëroi se opozita po mbledh dokumentacionin që vërteton shkeljet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, të cilat do t’i dorëzohen KQZ-së.

“Argumentat me aq sa e njohim opinionin publik, ai është i njohur pak a shumë me këtë farsën e zgjedhjeve. Opozita po bën gati qark pas qarku doklumentacionin e duhur për ta ccuar në KQZ. Më pas do të marrë hapat e nevojshme që do të jenë të kombinuara, do të jenë protesta, por do të jenë protesta të moderuara. Qeveria tentonte të mbante stabil pushtetin e saj, me ndërhyrjen në kodin zgjedhor, me një sërë aktesh normative që targetonin grupe të caktuara interesi për të të marrë vota. Akte të tilla normative ka bërë deri në dhjetor të vitit të kaluar”, u shpreh Roshi.

Së fundmi, Artur Roshi deklaroi se cdo qeveri në një vend demokratik duhet të ketë një sistem autokontrolli, në mënyrë që të krijojë kushtet për zgjedhje të ndershme dhe të lira.

Unë mendoj se në një farë mënyrë ccdo qeveri në vende demokratike duhet të ketë autokontroll. Ajo duhet të krijojë kushtet për një garë të lirë dhe të ndershme, kushtet për rotacionin e pushtetit, sepse ne do të kemi akoma në pushtet Berishën, nëse nuk do krijoheshin kushtet për një garë të lirë. Asnjë qeveri nuk e lë pushtetin se s’deshi ta lërë. Për të justifikuar fitoren dhe për të nxjerrë një fitore fallco. E gjithë përgjegjësia është te qeveria. Edhe në momentin që duket se s’ka dritë në fund të tunelit, ekziston mumndësia dhe ne nuk duhet ta humbim kurajon. Mekanizmat janë, ato demokratikë e kam fjalën. Duhet të jemi të kujdesshëm”, theksoi kandidati i PD-së në Tiranë.

(E.H/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.