Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Njihuni me “xhaxhi Doktorin”, mjekun e vijës së parë në Infektiv që vë në lojë sistemin: Kam rënë në dashuri me ministren, Bratajt i kanë ardhur ato…

Nëse je një ndjekës i mirë i rrjeteve sociale, apo edhe aktiv në biseda me miqtë online, nuk ka mundësi që të të ketë shpëtuar një profil me emrin “Xhaxhi doktori”, i cili shpërndahet e shpërndahet nga shumë qytetarë, veçanërisht në ditët e fundit, ky sytë janë drejtuar nga bluzat e bardha.

Pikërisht pas këtij emri, fshihet një nga mjekët që është në vijën e parë të përballjes me koronavirusin në spitalin Infektiv, radiologu Renato Osmenaj, i cili siç e thotë edhe vetë nuk ka ndonjë dashuri të madhe me ekranet, dhe duket se ka zgjedhur që dhe emrin në Facebook, ta ketë një pseudonim.

Në ditët e fundit kur kolegët e tij kanë zgjedhur që të qendrojnë në ekrane, ndoshta edhe më shumë seç vetë ata do të kishin dashur e menduar, Osmenaj ka zhvilluar vetëm tre dalje televizive, mes të cilës edhe një lidhje telefonike me Fax News, ku është munduar që të përcjellë sa më shumë qetësi për qytetarët, për të cilët këshillon që të mbajnë larg panikun.

Ashtu antirrymë siç pëlqen të jetë, Osmenaj, ose xhaxhi doktori në jo pak raste ka ngacmuar rrjetin me statuset e tij, kundër masave të ndërmarra nga qeveria që sipas tij po vënë në alarm fëmijë e të rritur.

Jo më larg se dje, ai i propozoi qeverisë që të mos vendoset më sirena ambulancash dhe policie në orën 13:00 kur kufizohet lëvizja e njerëzve, por këngë shqiptare, në mënyrë që të gjithë të jenë të qetë, dhe të bindur që ne do tia dalim në këtë betejë.

Qendrimin kundër qeverisë nuk e fshehu as në një intervistë të pak ditëve më parë me gazetarin Basir Çollaku, ku u kërkoi qytetarëve që të bënin sa më shumë dashuri në këto kohë dhe të qendronin afër me njëri tjetrin, aq sa edhe vetë pranoi se kishte ”rënë në dashuri” me minsitren Manastriliu.

“Dashuroni sa më shumë, mua vetë nuk ma merrte kur mendja që do të bija në dashuri me këtë Ogertën”, ishte babuta e Osmenajt, që këmbënguli që për menaxhimin sa më të mirë të kësaj situate duhet shfrytëzuar mjeku i familjes, dhe duhet decentralizuar puna e 129.

Aq shumë i inatosur duket të jetë me punën e Ugjencës Kombëtare, saqë në një tjetër postim në rrjetet sociale, publikoi numrin e tij të telefonit, për ti ardhur në ndihmë çdo qytetari, që kur merrte në telefon 129 dëgjonte muzikë në anën tjetër.

“Skënder Bratajt i kanë ardhur ato”, do të ishte ironia e xhaxhi doktorit, postim të cilin më pas duket se e ka fshirë, pasi në ka një gjë që e vlerëson më së shumti në fjalët e tij është puna e kolegëve, që më shumë se kushdo tjetër në këto ditë duhet vlerësuar.

Për të gjithë ata që ndoshta jeta nuk i ka përballur me doktorin Osmenaj, apo me punën e tij të palodhur në imazherinë e spitaleve shqiptare, mund të sjellim në vëmendje një rast të jashtëzakonshëm, ku në sajë të eksperiencës së tij, ai do të zbulonte halën e peshkut në zorrën e njeriut, që mund të ishte njësoj si të gjeje gjilpërën në kashtë.

Nuk mungojnë as ironitë dhe postimet siç mund ti shihni në fotot e mëposhtme:

Për të gjithë ju që ndoshta ju ka kapur paniku, e mendoni se situata e kësaj pandemie do të zgjasë pambarim, xhaxhi doktori ka një lajm të mirë.

Osmenaj u shpreh optimist se në Qershor të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi që të shkojnë në plazh, pasi deri atëherë gjithçka do të ketë mbaruar, e jeta do të vazhdojë si normalisht.

E derisa kjo të ndodhë, ne do të na bënte mirë që të lexojmë e dëgjojmë sa më shumë zëra të tillë, që vijnë nga lufta e sjellin shpresë e besim, se gjithçka do të kalojë.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *