Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Njihuni me fshatin gjerman ku qiraja nuk ka ndryshuar që prej vitit 1521

Fuggerei, një fashat i vogël gjerman në qytetin e Augsburgut, është i njohur pasi qiraja vjetore nuk ka ndryshuar për gati 500 vjet. Qiraja vjetore në këtë fshat është vetëm 88 cent.

Banesat në zonë kanë hapësirë nga 45 deri në 65 metra katrorë (500-700 metra katrorë), por për shkak se secila njësi ka hyrjen e saj në rrugë simulon jetesën në një shtëpi.

Banorët duhet të paguajnë edhe 88 cent për mirëmbajtjen e kishës lokale, si dhe 85 euro në shpenzimet e mirëmbajtjes dhe faturat e ngrohjes.

Për familjen katolike që drejton Fuggerei, respektimi i fesë është aq i rëndësishëm sa pagimi i qirasë së vogël. Gjithkush që jeton në Fuggerei i kërkohet të lutet tri herë në ditë.

Rregullat për aplikim nuk kanë ndryshuar që nga viti 1521,: ju duhet të jeni një banor afatgjatë i Augsburgut, katolik dhe “nevojtar”.

Të gjithë aplikantët duhet të kalojnë përmes një procesi të komplikuar burokratik që përfshin kontrolle me shërbimet sociale të qytetit dhe një rishikim të aplikimit nga hierarkia e themelimit.

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.