Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetShowBizTe FunditTe Gjitha

Njihuni me bashkëshorten e Redi Jupit, vajza e një emri të njohur (FOTO)

Redi Jupi është një emër i njohur në vendin tonë në fushën e futbollit.  Por ai asnjëherë nuk na ka treguar detaje nga jeta e tij familjare. 

Vetëm një ditë më parë Redi Jupi dhe bashkëshortja e tij  ishin të ftuar në “Pasdite në Top Channel” dhe rrëfyen  për historinë e dashurisë dhe familjen e lumtur me tre fëmijë.

Vivian, bashkëshortorja e Redit, është vajza e neurologut të njohur Mentor Petrela, por nuk zgjodhi mjekësinë për profesion si i ati. Ajo është pjesë e sektorit bankar dhe më e tërhequr nga ekrani – larg personazheve që duan të tërheqin vëmendjen nga fama e bashkëshortit. 

Me tej ajo tregoi edhe takimin e parë me Redin pasi u kthey nga Franca pasi mbaroi studimet dhe sesi u dashuruan. 

 “Ka qenë rastësi fatlume, sepse Redi ishte akoma futbollist dhe në atë kohë kishte bërë një operacion në këmbë. Ishte një periudhë që nuk ishte në ritmin e atyre grumbullimeve që bëheshin për shkak të rikuperimit. Redin e kisha dëgjuar më tepër nga shoqe të miat, të cilat ma kishin prezantuar së largu… Pastaj na u ndezën ca xixa.”, shprehet Vivian. 

Ata sot janë mjaft të lumtur pasi kanë edhe tre fëmijë dhe shtëpia e tyre është gjithmonë e zhurshme. (J.V/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *