AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Njihet si person problematik, kush është autori që iu mori jetën ish-gruas dhe vëllait në oborrin e banesës

I dyshuari kryesor për vrasjen e 30-vjeçares Esmeralda Koleci 36 vjeçare dhe vëllait të saj Edison Filopati 34-vjeç dyshohet të jetë ish- bashkëshorti Fatmir Koleci, i njohur si person problematik, i cili ka qënë në burg për dhunë në familje.

Ai është akuzuar më herët për ushtrim dhune ndaj ish- gruas së tij ndërkohë që ishin divorcuar rreth dy vite më parë.

Autori më herët ka tentuar ta vras Esmeraldën, ka dashur ta therë me thikë por që mësohet se kanë ndërhyrë disa banorë të fshatit dhe e kanë shpëtuar. Për këtë arsye fillimisht janë divorcuar.

Ngjarje e rëndë që ka tronditur mbrëmjen e sotme Mirditën ka ndodhur në oborrin e banesës së Fran Filopatit, babait të Esmeraldës dhe Edisonit të cilët kanë mbetur të vdekur nga të shtënat me armë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Zall Zme të fshatit Kodër-Rrëshen në Mirditë.

Esmeralda ishte divorcuar rreth dy vite më parë nga ish-bashkëshorti ndërsa mësohet se kishte 3 fëmijë ndërsa ishte rimartuar në Lezhë.

Policia ka mbërritur në vendin e krimit ndodhur në oborrin e banesës. Mësohet se nga Tirana është nisur një grup i RENEA-s dhe FNSH e Shkodrës drejt vendit të ngjarjes.

Konfirmimi se viktimat janë vëlla e motër është bërë pas mbërritjes së trupave në morgun e Spitalit të Rrëshenit.

Policia dyshon se autori i krimit është ish-bashkëshorti i Esmeralda Filopatit për të cilin Faxweb.al mëson se quhet Fatmir Koleci i cili pas krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Informacion paraprak:

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F. Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *