Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKulturëTe FunditTe Gjitha

‘’Njerëzit vdesin të premten”, Artan Fuga provokon me librin e rradhës (Video)

‘’Njerëzit vdesin të premten”, ky është titulli i librit të ri të akademikut Artan Fuga. Një titull që është sa provokues, po as edhe intrigues. Se pse e mendon kështu profesor Fuga na e ka dhënë shpjegimin në videon e mëposhtme.

I ftuar dje në ‘’Wake up”, Fuga është shprehur se njerëzimi është duke shkuar drejt kontrollit absolut mbi vdekjen, dhe e premtja sipas tij është dita më e bukur e javës.

Fuga tregon se në perëndim një nga problemet më të mëdha sociale është fakti se familja është shndërruar me katër breza, ku një 75-vjeçari i duhet të kujdeset për një 100-vjeçar.

Të vdesësh të premten, njerëzimi përmes teknologjisë ka arritur që të vendos kontrollin mbi vdekjen. Në Perëndim njeriu nuk vdes dot kurrë, pasi po shkojmë drejt zemrës artificial, apo organeve të tjera, kemi ardhur në familjen me katër breza, ku 75-vjeçari duhet që të kujdeset për 100-vjeçarin.

Është një problem social shumë i rëndësishëm në Perëndim. E premtja për mua është shumë e bukur, pasi kemi përpara të shtunën dhe të dielën, të dielën pasdite ka një mërzi të përgjithshme, pasi të nesërmen do të nis java. Dhe është e provuar që numri më i madh i njerëzve vrasin veten ditën e hënë”, shprehet ai.

(E.K/FAXWEB)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.