Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Njerëzit në ankth nga vdekjet në Itali për shkak të koronavirusit, Rama sulmon portalet dhe Metën: Delenxhinjë e parazitë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me shqetësimin e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë, pas shfaqjes në Italinë fqinje ku deri më tani raportohet për 7 viktima dhe mbi 270 të infektuar.

Rama shkruan se koronavirusi nuk luftohet me politikë, por ndërkohë në postimet e tij në rrjetet sociale shkruan vetëm për politikë, duke sulmuar kundërshtarët dhe mediat.

Si edhe në rastin e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, kryeministri i vendit përdor një gjuhë shumë të ashpër ndaj mediave dhe portaleve, ku i cilëson si delenxhinjë dhe parazitë.

Por në shkrimet e tij nuk lë pa nënkuptuar edhe lëvizjet e presidentit Ilir Meta i cili ka thirrur për tubim me datën 2 mars popullin shqiptar, ku Rama e cilëson këtë si politikanë që duan kaos dhe po bëjnë përpjekje të dëshpëruar për të kthyer të shkuarën.

 “Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik! Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit…

Fatkeqësisht ky vend në çdo vështirësi a fatkeqësi natyrore ose emergjencë shëndetësore që shfaqet,duhet të përballet dhe me fatkeqësinë e tij të të madhe të kanaleve e portaleve ku lulëzon injoranca,ligësia,dembelizmi e grykësia e maskarallëkut që në këto raste bëhet çnjerëzor..

Dhe në krye të të tërë delenxhinjve e parazitëve që lëshohen mbi publikun në nevojë për informacion, kanë dalë përsëri, si gjithnjë, politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë, dëshpërim, në përpjekjen e dëshpëruar për të kthyer të shkuarën që i ka marrë me vete përgjithnjë!”-shkruan Rama.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *