Në zyrën e hipotekës Vlorë, shumë qytetarë nuk kanë respektuar distancën fizike, duke u grumbulluar me njëri-tjetrin dhe rrezikuar jetën e gjithësecilit.
Pavarësisht masave të dhëna nga qeveria për distancim social, tregohet qartazi edhe në foto që njerëzit nuk janë ndërgjegjësuar për mbrojten nga Covid-19.
Prej javësh në vendin tonë situata e infektimeve dhe jetëve të humbura nga Covid mbetet shqetësuese, ndërkohë që prej më shumë se një viti e gjithë bota është duke u përballur me pandeminë.
Përditësimet e fundit nga Ministria e Shëndetësisë rreth Covid-19: janë kryer 3056 testime nga të cilët pozitivë 348 qytetarë, 669 të shëruar, 348 raste të reja dhe 9 humbje jete.
Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 262 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.