Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Njerëzit e Ramës më ftuan në Kongres”, ish-deputeti socialist: Hajdutë me emrin Rilindje, më 2 Mars do jem në Bulevard

Limoz Dizdari, Artisti i Merituar, ish-deputet i PS-së dhe ish-Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë ka deklaruar se më datë 2 MArs do të jetë i pranishëm në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke iu bashkuar thirrjes së Presidentit Ilir Meta.

Sipas tij do të jetë me Presidentin për të mbrojtur institucionet ndërsa theksaon se ka refuzuar ftesën që i kanë bërë njerëzit e Edi Ramës për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste.

Sipas tij në PS janë grumbulluar një tufë hajdutësh me emrin Rilindje.

“Ne 2 Mars do jeme Bulevard me Presidentin per te mbrojtur institucionet. Njerzit e Rames me bene ftese per ne Kongres, por ne  PS jane grumbulluar nje tufe hadutesh me emrin Rilindje”, shprehet Dizdari.

Ish-deputeti i PS-së ka bërë edhe më herë deklarata kundër Ramës të cilit i ka kërkuar dorëheqjen.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *