Të paktën dy persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i ndërtesës në qendër të Madridit, ku ka njerëz të shtrirë në tokë, të cilëve po i jepet ndihma e parë. Ende nuk dihet shifra e saktë e të lënduarve pasi dyshohet të ketë persona të bllokuar në ndërtesë.
Kryetari i Bashkisë së Madridit, José Luis Martínez Almeida, ka bërë një “vlerësim paraprak me të gjitha masat paraprake nga zona e shpërthimit dhe ka treguar se mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi, i cili ka hedhur në erë katër katet e sipërme të ndërtesës.
Ngjarja ndodhi në rrugën Toledo, në qendër të qytetit, raportojnë mediat spanjolle. Një zëdhënëse e policisë tha se zona po evakuohej por nuk mund të konfirmonte burimin e shpërthimit.
Banorëve i është bërë thirrje që të mos kalojnë nga ajo zonë për shkak të rrezikut.
(A.M/Faxweb.al)