Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama i bëri ftesë për bashkëpunim kreut të opozitës Lulzim Basha, por me kushtein e vetëm që të ndahet nga Sali Berisha dhe Ilri Meta.
Përgjigja e Bashës ishte negative, me kreun e opozitës që theksoi se koha e Edi Ramës ka mbaruar.
Ditën e sotme, Rama i ëshët kthyer ftesës që i bëri Bashës, duke thënë se Basha refuzoi sepse po të bënte ndryshe atëherë do t’i hiqeshin bateritë.
“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, sepse ata do janë e do të jenë në qeveri. Thash pse jo të bashkëpunoj me opozitën, por Luli të ndahet nga Iliri dhe Slaiu, ai thotë jo, sepse nuk mundet, po tha po, i heqin bateri dhe nuk funksionon.
Një herë mund të jesh Spidermend dhe borëbardhë. Një herë të thotë që do të ndjekim institucionet dhe njëherë Borëbardhë me shatë xhuxhët që i mban nga mbrapa. Është e rëndësishme të shkojmë përtej politikës, politikanëve. Politikanët duhet të japin provën që politikanët janë për ta. Megjithatë, duan s’duan, ata që s’duan ne do e bëjmë këtë vend dhe kësaj gjëje i ka vdek nëna”, tha Rama.
(E.H/Faxweb.al)