AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Një vit Presidenti një vit Kryeministri”, Kryemadhi komenton takimet e Ramës në SHBA: Përshëndes takimin me Mitsotakis

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar foton e kryeministrit Rama dhe bashkëshortes së tij me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Kryemadhi tha se foto është pjesë e protokollit të aktivitetit të zhvilluar nga OKB. Ajo vlerësoi si shumë të rëndësishëm takimin e Ramës me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Për mua fotografia e çiftit të Kryeministrit me çiftin presidencial është pjesë e protokollit të cereminosë së Kombeve të Bashkuara, sepse ai është mikpritësi. Nuk ka asnjë të keqe, sepse është një moment që presidentit të amerikës i vjen në mendje që ekziston një vend i vogël si Shqipëria. Ne kemi një marrëveshje që një vit shkon presidenti dhe një vit kryeministri, por takimi me kryeministrin grek ka qenë i rëndësishëm për shqiptarët, sepse Greqia pas kaq vitesh ka filluar të mbajë një pozicion shumë agresiv. Ne kuptimin radikal në lidhje me Shqipërinë për procesin e hapjes së negociatave dhe për mua kjo është më e rëndësishme.

Matheë Palmer tani është i deleguar për Ballkanin, sidomos për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, si dhe njohjen e njëra-tjetrës. Ndërkohë që Philip Reeker, Nënsekretari i Shtetit për Cështjen e Europës, që në njëfarë mënyre kërkon njëlloj orientimi që dashje padashje politikanët e kanë të nevojshëm njëlloj informacioni që iu duhet”, thotë Kryemadhi

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *