Meteorologu Hakil Osmani, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejt me studion e lajmeve në televizionin FaxNews, ka folur rreth situatës meteorologjike në vend në ditët në vazhdim. Osmani dha një lajm të mirë për pushuesit në bregdet ku u shpreh se java e ardhshme do të jetë me mot të qëndrueshëm me temperaturat pritet të kapin vlerat maksimale 36-37°C. Një lajm i keq vjen për pushuesit në zonat malore ku do të kemi një mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje në disa pjesë të territorit të vendit.
“Edhe pse do të kemi dominim të kthjellimeve, në zonat malore do të kemi ndryshim të motit duke bërë të kemi reshje. Zonat bregdetare do të jenë me mot të qëndrueshëm, duke shënuar vlerat maksimale 36-37°C dhe temperaturat minimale do të shkojë në 23-24°C. Parametri i erës në zonat bregdetare do të jetë i ulët duke e bën të favorshme situatën për plazhistët. Edhe pse kemi patur stuhi ere dhe reshje të dendura janë diçka normale për shkak të temperaturave të larta që sjellin avullimin e sipërfaqeve ujore. Muaji shtator pritet të sjelli ulje të vlerave termike por është pak herët për të folur për shtatorin”.- tha Osmani.