Ndërkohë që na ndan vetëm një javë nga zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në fundjavë në Shqipëri do të mbërrijë një numër rekord vaksinash ‘AstraZeneca’.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se në Shqipëri do të mbërrijnë në fundjavë rreth 90.800 vaksina ‘AstraZeneca’.
Njoftimi:
? TË SHTUNËN DHE TË DIELËN MBËRRIJNË 90 MIJË E 800 VAKSINA ASTRAZENECA?
Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit?
Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara! Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira?
#Besim #Durim #Bashkim dhe #PunëDitëNatë????
(R.G/Faxweb.al)