Presidenti i vendit Ilir Meta, përmes një postimi në facebook në përfundim të takimit me presidentin slloven, ka falenderuar përmes një postimi në facebook këtë të fundit, për rolin konstruktiv në procest integruese të Ballkanit Perëndimorë në Bashkimin Evropian.
Meta e cilëson presidentin slloven si një mbështetës të vendosur të integrimit europian të Shqipërisë.
Postimi i plotë: Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor konfirmoi edhe një herë sot nga Tirana, se mbetet një avokat i paepur i integrimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe njëkohësisht mbështetës i vendosur i integrimit europian të Shqipërisë.
E falenderoj Presidentin Pahor dhe Slloveninë dhe shpreh mirënjohjen për këtë kontribut të vyer, nxitës e motivues për vijimin e reformave dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara.