AktualitetBotaFlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Një asteroid i rrezikshëm po i afrohet Tokës, NASA: “Ka pasoja në të gjithë planetin”

Një asteroid do të kalojë pranë planetit tonë më 15 shkurt dhe ka një gjerësi prej 1 kilometër.

Një shkëmb hapësinor i kësaj mase mund të vrasë miliona njerëz në zonën ku godet dhe mund të shkaktojë një katastrofë në shkallë globale.

Administrata Kombëtare e Menaxhimit të Hapësirës në SHBA thotë se është duke ndjekur avancimin e asteroidit 2002 PZ39, i cili po vjen drejt tokës me shpejtësi prej më shumë se 57,240km/orë.

Sipas llogaritjeve trupi do të kalojë 5.77 milionë kilometra pranë tokës, që megjithëse mund të duket si një distancë e sigurt, llogaritjet nuk kanë rezultate absolute dhe mund të ndryshojnë.

“Nëse një asteroid shkëmbor më i madh se 25m, por më i vogël se një kilometër, do të godiste tokën, do të shkaktonte dëme vetëm në zonën e goditjes. Ne besojmë se një asteroid prej dy kilometrash ose me më shumë gjerësi, ka pasoja për të gjithë planetin”, -thuhet në agjencinë e NASA.

 

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *