Ditën e nesërme nis zyrtarisht fushata elektorale e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit në Shqipëri, me dy partitë kryesore në vend që po bëhen gati për ceremoninë e hapjes.
Partia Socialiste do të mbajë takimin e hapjes zyrtare të fushatës në sheshin Skënderbej nesër në orën 18:00, ku do prezantohen 153 kandidatët për deputetë.
“Vetëm 24 orë i duhen partive politike që të ndezin motorët e tyre dhe të nisin zyrtarisht fushatën për 25 prill. Jemi këtu në sheshin Skënderbej, ku dhe PS-ja do të nisë fushatën. Ditën e nesërme, duke respektuar dhe distancën, do të jenë të gjithë 153 kandidatët për deputetë që do prezantohen. Situata në shesh është e qetë. Duket që skena po bëhet gati,” raportoi gazetari i Fax News, Elvis Myrtaj nga sheshi Skënderbej.
Nga ana tjetër, PD-ja gjithashtu po bën gati sheshin Nënë Tereza për takimin e parë elektoral zyrtar në kuadër të 25 prillit. Mësohet se në sheshin Nënë Tereza ka pasur mungesë të energjisë elektrike, por që kjo nuk i ndali punimet për përgatitjen e sheshit.
“Në një tjetër shesh të rëndësishëm, në sheshin Nënë Tereza, do të nisë fushata e PD-së. PD-ja do të nisë fushatën 30 minuta para fillimit të fushatës së PS-së, pra në orën 17:30, ndërsa PS-ja në orën 17:00. Nga kjo që kemi parë deri më tani, kemi parë që mungon energjia elektrike. Por kjo nuk i pengon që të vazhdojnë përgatitjen per nesër. Nuk përjashtohen mundësia që nesër të ketë dhe një përplasje oraresh , duke parë që distanca është shumë e afërt. Po ashtu mbetet të shihet si do të veprohet për sa i përket respektimit të masave, të cilat u njoftuan para disa orësh nga Komiteti dhe që cvazhdon të ndalojë grumbullimin e më shumë se 10 personave,” raportoi gazetarja e Fax Neës, Fiona Çela nga sheshi Nënë Tereza.
(E.H/Faxweb.al)