Kim Kardashian rezulton në dokumentet ligjore si importuese e një statuje antike romake, të cilën autoritetet amerikane e bllokuan në doganat e Los Angeles, pesë vjet më parë si e vjedhur nga Italia.
Mediat italiane bëjnë me dije se prokurorët amerikanë kanë urdhëruar që punimi të kthehet në Itali.
Vepra përshkruhet në dokumentet e importit si një kopje e jë statuje romake e shekullit të dytë pas Krishtit.
ArtNet Neës deklaroi se statuja u kap në portin e LA në 2016 si pjesë e një dërgese antike, mobiljesh moderne dhe sendesh dekorative me vlerë rreth 745,882 dollarë.
Kërkesa e prokurorëve për ta kthyer atë nuk nënkupton një krim të kryer nga modelja e njohur dhe nuk ka asnjë dyshim që Kardashian e dinte për origjinën e saj potencialisht të paligjshme, tha revista online.