Lista Serbe ka deklaruar ditën e sotme se nuk do të votojë qeverinë e re me kryeministër Albin Kurtin, përshkak se kanë 11 deputetë dhe duan 2 ministri.
Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq tha se Kurti me “në mundësinë e parë për veprim ka shkelur Kushtetutën”. Simiq tha se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje.
Në seancën e sotme parlamentare pritet të votohet qeveria e re e Albin Kurtit, i cili u propozua nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e kryeministrit të Kosovës.
Gjatë fjalës së tij në kuvend, Kurti prezantoi disa nga pikat kryesore të planit të tij qeverisës, ku përmendeshin reformat në arsim, shëndetësi, fushën e drejtësisë, etj
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 ulëse të kuvendit. Partia Demokratike e Kosovës ka 19 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka tetë deputetë.
Nga komunitetet, Lista Serbe i ka fituar të dhjetë ulëset e garantuara; dy ulëse i ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe nga një ulëse kanë fituar partitë boshnjake Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Unioni Socialdemokrat, sikurse edhe Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës.
(E.H/Faxweb.al)