Një prej kontrollorëve, që janë futur në grevë, që nga dita e djeshme është thirrur në polici mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për kontrollorin Nuhin Mezini, një nga 60 kontrollorët që prej të martës kanë pezulluar punën e tyre përshkak të shkarkimit nga puna të 5 kontrollorëve në mënyrë të papritur, si dhe reduktimin e pagave me 70%.
Greva e kontrollorëve ka cuar në pezullimin e të gjitha fluturimeve në aeroportin e Rinasit ditën e sotme, me Ministren Balluku fillimisht, dhe më pas Kryeministrin Rama, të cilët paralajmëruan se kush nuk kthehet në punë nuk do të jetë më pjesë e Albkontroll.
Makinat e ushtrisë kanë zbarkuar pranë aeroportin të Rinasit dhe pritet që ata të marrin në kontroll kullën e vrojtimit në rast se kontrollorët nuk rikthehen në punë.
(E.H/Faxweb.al)