FlashJetë dhe stilTe FunditTe Gjitha

Nisin hetimet për cigaren elektronike, mjekët japin alarmin: Si rrezikoi jetën 17 vjeçari

Kohët e fundit është përhapur alarmi se cigaret elektronike janë një rrezik për shëndetin e njerëzve, por në SHBA çështja po hetohet edhe më thellë.
Ky hetim vjen menjëherë pas rasteve të regjistruara në spital, ku numërohen rreth 153 raste të sëmundjeve të rënda të mushkërive.

Një prej rasteve është edhe ai i një 17 vjeçari i cili është shtruar në gjendje të rëndë, ndërkohë sipas mjekëve kjo ka ardhur si pasojë e përdorimit të cigareve elektronike.

Tryston Zohfeld, nga Teksasi shkoi në spital pasi mushkritë i ndaluan së funksionuari.Pasi kaluan 10 ditë, gjendja e tij vazhdoi të përkeqësohej ndërsa mjekët e lidhën me një ventilator që e mbante gjallë.Më pas Tryston-in iu bë një ekzaminim me rreze X dhe rezultoi se mushkritë i kishte tërësisht të bllokuara.

Mjekët i bënë çdo analizë të mundshme por mbetën pa asnjë përgjigje.Më pas zbuluan se shkaku i sëmundjes misterioze ishte pikërisht cigarja elektronike.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *