Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Ngjela jep datën e saktë: Kam folur me ekspertin më të mirë, nga 15… në Shqipëri nuk do të ketë asnjë rast me Cóvid 19

Avokati Spartak Ngjela ka dhënë datën se kur do të marrë fund përfndimisht kóronavirusi në vendin tonë bazuar tek biseda me një ekspert shqiptar. Pasi foli me profesionistin e biologjisë molekulare, Bamir Topi, u bind se me 15 Maj do të frenohet përfundimisht vírusi.

Në intervistën për Ora News, Ngjela shtoi se kryeministri ka vendosur të heqë masat e kufízimit për të ndihmuar turizmin, biznesin më të goditur nga pándemia.

“Rama i po heq kufízimit që të ndihmojë turizmin. Por duke dashur ta ndihmojë turizmin, ai mund të na vërë flákën të gjithëve. Mikrobiologët thonë se temperaturat e larta e shkatérrojnë vírusin. Ne ekspertin shqiptar më të mirë për biologjinë molekulare kemi Bamir Topin. Në një bisedë që pata me të, më tha se sipas studimeve të tij, data 15 Maj frenon përfundimisht vírusin. Unë e besoj shkencën dhe drejt asaj po shkojmë.

Sipas asaj që mendon z. Topi që është profesor i kësaj dege, atëherë jemi drejt shpëtimit. Shenja e sotme dhe të djeshme, kam përshtypjen që e vërtetojnë këtë konkluzion. Nëse data 15 është ajo që thotë shkenca atëherë do të kemi shpresë që do të vazhdojmë në përmirësim. Ky është një vírus që nuk e studiojmë dot me themel”, tha Ngjela.(A.M/Faxweb.al)

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *