Kur amerikani Wesley Barnes ka vendosur të qëndronte te Sea View Resort të Koh Chang, në Tajlandë, nuk pristë që të merrte një llogari kaq të “kripur”.
Burri, në fakt, akuzohet se “ka dëmtuar reputacionin e strukturës” dhe rrezikon deri në dy vite burg. Arsyeja? Një seri komentesh negative të bëra nga Barnes në Tripadvisor, përveç mospagesës së taksës për pijet alkoolike të blera jashtë hotelit.
Resorti është mundur të vihet për javë të tëra në kontakt me Barnes, ndërsa burri vazhdonte të bënte komente negative.
“Personeli nuk qesh kurrë dhe duket se nuk duan asnjeri përreth”, lexohet në komentin e fundit të bërë në Tripadvisor. Në një tjetër, më pas të hequr, sepse në kundërshtim me rregullat e faqes, e akuzonte hotelin se “praktikonte skllavërinë”.
Në fund, struktura ka qenë e detyruar të ndërmarrë rrugën ligjore, duke e denoncuar burrin për shpifje.
Ligji tajlandez që ndëshkon krimin e shpifjes është shumë i ashpër dhe është kritikuar shumë në të kaluarën. Sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut, vë në rrezik lirinë e fjalës.
Masa maksimale ndëshkimore e parashikuar nga ligji është dy vite burg dhe një gjobë e përafërt me 6 mijë dollarë.