Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Kishin shkuar për aheng, ‘dezinfektanti’ i merr jetën 7 personave në Rusi

Shtatë persona kanë humbur jetën në Rusi, pasi kanë pirë materie për dezinfektim nga COVID-19, ndërkohë që dy tjerë janë në gjendje kome.

Personat, të cilët ishin mbledhur të festonin, konsumuan dezinfektant në momentin që iu mbaroi alkooli. Ky veprim i papërgjegjshëm nga ana e tyre u bë shkaktar për tragjedinë.

Tre viktimat e para ishin 41-vjeç dhe dy burra të moshës 27 dhe 59. Gjashtë tjerë janë evakuuar me aeroplanin e spitalit, ku janë dërguar me urgjencë në qytetin kryesor të rajonin Jakutsk.

“Janë regjistruar nëntë raste të helmimit me materie dezinfektuese, ku shtatë prej tyre ishin me fatalitet”, kanë bërë të ditur zyrtar të shëndetit publik në Rusi.

E sipas gjykatësit, viktimat kishin pirë lëndë dezinfektuese me 69 për qind metanol, që përdoret për pastrimin e duarve gjatë pandemisë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *