Një plagosje me thikë ka ndodhur para dy ditësh në Pukë ndërsa policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar, të indentifikuar me inicialet J.(K.) Gj., 35 vjec. Pasi konsumoi alkool në një lokal në fshatin Ivalle, nisi konfliket me shtetasin A.Z., 37 vjec, të cilin e kishte në tavolinë dhe më pas e plagosi me thikë në trup.
Ai është dërguar në spitalin e Shkodrës për trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar akuzohet për dy vepra penale.
Njoftimi i plotë: Tentoi të vriste me thikë një shtetas, pas një konflikti të çastit, arrestohet autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin J.(K.) Gj., 35 vjeç, banues në Iballe.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se më datë 15.11.2020, pas një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin A. Z., 37 vjeç, banues në Iballe. Këta shtetas kanë qenë duke konsumuar alkool në një tavolinë në ambientet e një lokali në fshatin Iballe. Pasi kanë dalë nga lokali janë konfliktuar dhe shtetasi J.(K.) Gj. e ka plagosur me thikë në trup shtetasin A. Z.
Shtetasi A. Z. ka marrë mjekim në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, për veprimet e mëtejshme.