Një i dyshuar për vrásje, u árratis nga bùrgun në Oklahoma City gjatë ditës së Premte, duke përdorur çarçafë të lidhur së bashku për t’u lëshuar nga kati i 12 i ndërtesës.
Pablo Robledo, 34 vjeç, i cili po mbahej nën ákuzën e vrásjes së shkallës së parë, dhe shoku i tij i qelisë, u árratisën duke thyer një dritare të qelisë së tyre dhe duke u lëshuar nga kati i 12 i ndërtesës së bùrgut, tha zëdhënësi Mac Mullings.
Mullings tha se Robledo ishte parë në videon e sigurisë rreth orës 5:25 të mëngjesit, kur ai ishte jashtë bùrgut. Shoku i tij i qelisë, Jose Hernandez, gjatë árratisjes, ra nga kati i katërt dhe u arrestua nga Pòlicia.
Të dhënat e bùrgut tregojnë se Robledo ishte bùrgosur që nga qershori 2019 për vrásje, ábuzim në familje dhe ákuza të tjera. Ai anjëherë nuk i ka pranuar këto ákuza, por shumë shpejtë ishte parashikuar që të mbahej një gjyq për të.