Një tërmet i fortë me magnitudë 7.4 goditi jugun dhe pjesën qendrore të Meksikës, i cili bëri njerëzit të dilnin jashtë të fríkësuar pasi ishin trónditur nga lékundjet. Epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin e Crucecita, në shtetin e Oaxaca. Nuk dihet nëse ka të lénduar, por pamjet e publikuara nga mediat e huaja apo përdoruesit e rrjeteve sociale tregojnë dëmet e shkaktuara nga lékundjet e forta në Bosques de Las Lomas.
Në një prej pamjeve duket se si trotuari ndahet në dy pjesë, si dhe hapet e mbyllet nga fuqia e térmetit. Ndërsa në të tjera duket lëvizja e pishinës apo “pùshtimi” i rrugëve me njerëz të cilët ishin të fríkësuar të ktheheshin në banesat e tyre. Meksika është një prej vendeve me sízmitetin më të lartë në botë pasi ndodhet në kryqëzimin e tre pllakave tektonike.
Meksika u gódit 3 vite më parë nga një tjetër térmet i fùqishëm me magnitudë 7.1 duke shkaktuar 355 víktima.(A.M/Faxweb.al)