Një ekzaminues mjekësor në ishullin lindor të Egjeut të Lesvos pritet të hetojë nëse një vajzë 3-vjeçare, e cila u gjend pa ndjenja dhe e gjakosur në një pellg me baltë në kampin e improvizuar të migrantëve Kara Tepe të hënën ishte viktimë e një sulmi s*ksual. Dyshohet se vajza kishte qëndruar prej tre ditësh në shin ë vendin ku ndodhi ngjarja e rëndë.
Hetimi vjen pasi mjekët që ekzaminuan fëmijën në qendrën mjekësore të kampit thanë se dëmtimet e saj mund të ishin rezultat i përdhùnimit.
Pas ekzaminimit fillestar, fëmija u transferua në Spitalin Vostaneio në qytetin kryesor të Mytilini, ku do të shihet nga një ekzaminues mjekësor i cili pritet të zbulojë shkakun e saktë të dëmtimeve të saj.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë dënuar plotësisht kushtet në qytetin e gjerë të Kara Tepe, ngritur me ngut në shtator pasi u dogj qendra e pritjes së migrantëve në Moria.