Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashKosovaRajoniTe FunditTe Gjitha

FOTO/ Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shqiptar, anëtar të një familje

Një aksident i rëndë ndodhi gjatë ditës së sotme në autostradën federale mes Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg në Gjermani ku kanë humbur jetën 3 shqiptarë me origjinë nga Kosova. Ka qenë një makine tip Audi që është përplasur me një kamion pak para orës 9.00.

Për pasojë, kanë humbur jetën 3 persona, anëtare të një familjeje, që gjendeshin në makinën Audi. Sipas medieve të Kosovës bëhet fjalë për një familje nga fshati Rahovicë i Ferizajt që jetonin në Schafhausen të Zvicrës.

Ata po ktheheshin në Zvicër nga pushimet që i kishin kaluar në Kosovë. Aksidenti ka ndodhur në Gjermani, rreth 50 kilometra para hyrjes në territorin e Zvicrës. Sipas hetimeve të para policore, makina ka rrëshqitur dhe është përplasur ballë për ballë me kamionin që po afrohej.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat nga makina e shkatërruar. Albinfo.ch shkruan se në vendin e ngjarjes ndërruan jetë menjëherë një djalë 12 vjeç dhe një 35-vjeçar. Pak më vonë ndërroi jetë në spital edhe një 18-vjeçar që sipas burimeve është djali i vëllait të 35-vjeçarit.

Bashkëshortja e 35 vjeçarit, edhe kjo rreth të 30-ave është në gjendje kome. Një vajzë 11-vjeçare dhe shoferi i makinës Audi kanë pësuar gjithashtu lëndime të rënda. Ndrësa drejtuesi i kamionit është lënduar lehtë. Rruga u mbyll për orë të tëra për nxjerrjen e personave dhe më pas për hetimet e policisë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *