Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Terrori në Gjermani/ Detaje të reja për shoferin e dehur që mori para këmbësorët: Mes viktimave është një foshnje 9 muajshe

Bilanci i viktimave nga aksidenti i rëndë në Gjermani ka arritur në katër, mes të cilëve është edhe një foshnje 9 muajshe. Ndërkohë deri tani raportohet se kanë mbetur të plagosur 15 persona.

Një 51 vjeçar ishte nën ndikimin e alkoolit kur përhapi terror tek kalimtarët pasi hipi me automjet sipër trotuarit ndërsa ishte me shpejtësi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin gjerman të Tierit. Viktimat varionin nga mosha nga nëntë muaj deri në 72 vjeç .

Ndërkohë autoritetet i kanë kërkuar publikut të shmangë zonën ndërsa po kryhen hetimet mbi incidentin dhe të vendoset një kordon sigurie.

“Disa njerëz të plagosur që u goditën nga një makinë në zonën e këmbësorëve në # Trier. Ju lutemi shmangni zonën, policia është në vend së bashku me shërbimet e tjera të urgjencës,” shkroi policia e Trier. (A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *