Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

I riu i armatosur mbyllet brenda shtëpisë në Fier, policia rrethon zonën, dëgjohen zënka dhe ulërima

Një ngjarje e pazakontë është duke ndodhur në qytetin e Fierit, ku një i ri është mbyllur brenda një shtëpie dhe po terrorizon banorët e tjerë me një automatik duke tentuar të kryej vetëvrasje.

Burime për Faxweb bëjnë me dije se i riu ka vendosur tytën e armës në fyt dhe po kërcënon personat e tjerë dhe policinë se do të kryejë aktin makabër. Mësohet se një konflikt e ka çuar drejt këtij veprimi. Ende nuk është e qartë se sa është numri i personave që ndodhen në banesë të cilëve mund t’iu rrezikohet vërtet jeta.

Ngjarja është duke ndodhur në Zhupan të Fierit në një shtëpi në anë të rrugës. Burime për Faxweb bëjnë me dije se personi që po kryen këtë akt është shtetasi me inicialet E. M., nga Peshtani.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *