AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha
Sherr masiv në fast-food/ 30 persona zihen me sende të forta, vdes një person si pasojë e masakrimit me çekiç (Video)

Një sherr masiv mes 30 personave ka përfunduar me një viktimë pasi u godit me një çekiç brenda një fast food-i.
Ngjarja ndodhi në Burger King-un e Old Shoreham Road të Anglisë dhe u filmua e gjitha në kamera. Kalimtarët e shikonin të alarmuar ndërsa përleshja u përhap në të gjithë restorantin.
Në pamjet video të marra brenda degës së fast food, të rinjtë mund të shihen duke grushtuar dhe shkelmuar njëri-tjetrin, duke hedhur tavolina dhe karrige.
Rreth 30 adoleshentë mendohet të jenë përfshirë në përleshje dhe policia thotë se një person dyshohet se u godit me një çekiç.
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...