Policia ka reaguar në lidhje me sulmin që u krye ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan, ku njofton se ka arrestuar agresorin dhe e ka shoqëruar në ambientet e komisariatit. Sipas bluve të Elbasanit kemi të bëjmë me një person në gjendje të dehur, i cili ka qëlluar me gurë xhamat e shkollës.
Policia pritet të japë një deklaratë më të detajuar pasi të përfundojnë veprimet paraprake hetimore.
Reagimi i policisë: Një person në gjendje të dehur ka gjuajtur me gurë ku janë thyer xhamat e një qendre shëndetësore dhe është shoqëruar në komisariat, në momentin që do përfundojnë veprimet proceduriale patjetër që do ketë një njoftim për shtyp.