Të paktën 18 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në një sulm me bombë jashtë një qendre arsimore në kryeqytetin Afganistan, Kabul. Shpërthimi në strukturën private, i cili ofron kurse për studentët në arsimin e lartë, ndodhi pasditen e sotme, njoftoi ministria e brendshme.
Aty studiojnë qindra studentë, ndërsa një numër i lartë prej tyre janë dërguar në spital. Mediat e huaja raportojnë se mund të rritet numri i viktimave. Grupi i Shtetit Islamik tha se ishte prapa sulmit në mesazhet e postuara në kanalet e tij të mediave sociale, por nuk dha asnjë provë.
“Një person me bombë vrasëse donte të hynte në qendrën arsimore,” tha zëdhënësi i ministrisë së brendshme Tariq Arian në një deklaratë, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Zëdhënësi shtoi se sulmuesi u identifikua nga rojet e sigurisë, por i shpërtheu eksplozivët e tij në një rrugicë. (A.M/Faxweb.al)