04:48 | 26/06/2022
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Advertisement
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas martesës, burri i dha emrin ‘Diana’ dhe e bëri prostitutë në Europë. Gruaja nga Tirana hakmerret pas 22 vitesh, provat lënë ‘pa mend’ trafikantin

19/11/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rrëmbyen prostitutën për konkurrencë, arrestohen tre shqiptarët

Një vajzë nga kryeqyteti që 22 vite më parë u mashtrua me martesë, por që përfundoi si prostitutë në vende të ndryshme të Europës, kërkon shpalljen fajtor të personave që e trafikuan. Ajo sfidoi autoritetet shqiptare që për shumë vite e mbajtën pezull dhe nuk i dhanë të drejtë. Gruaja kreu veprime hetimore, duke dorëzuar prova bindëse që do t’u kushtojë të dyshuarve gjykimin.

Rasti i shtetases A. A. gjatë vitit 2000 ka qenë një nga dosjet më të bujshme në Francë, atëherë kur ndërkohë shumë vajza shqiptare viktima të trafikut shpëtoheshin nga rruga dhe ktheheshin nga autoritetet e huaja përmes riatdhesimit.

Hetimi i inicuar i bazuar në kallëzimin e A. A në Shqipëri mësohet  të ketë zgjatur tetë vite nga 2012 deri në 2020. Përballë një sërë burokracish të tilla si pritjet e letërporosive, A. A sipas burimeve ka dorëzuar prova shtesë, duke bërë deri diku prokuroren për të hedhur poshtë pretendimin e të akuzuarve se ata nuk e njihnin dhe nuk e kishin takuar kurrë.

Lexo edhe :

Horror/ Foshnja 5 muajshe vritet me një plumb në kokë

Përleshje me thikë në Venezia mes 3 shqiptarëve, njëri tentoi “të arratisej” duke u hedhur në kanal

Por një fotografi dasme dhe një video e 1998-s në të cilën shfaqen pranë të resë personat e akuzuar prej saj, ka përmbysur krejt pozicionin e të dyshuarve që në mbyllje të hetimeve përfunduan të akuzuar për veprën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Në dëshminë e saj A. A kujton: në harkun kohor të viteve 1998-2003 jam shfrytëzuar jashtë shtetit për prostitucion nga shtetasit shqiptarë J. K, dhe A. D. Konkretisht në 1998 u njoha me J. K nëpërmjet të afërmve të mi. Ai më premtoi martesë dhe u nisëm me skaf për një jetë më të mirë drejt Italisë. Në fund të 1998-s u nisëm nga Italia drejt Lionit, atje J. më shtyu të ushtroj prostitucion dhe lekët t’ia jepja atij.

Në atë kohë viktima e prostitucionit ka përdorur si certifikatë emrin e rremë Hyrije.

“Më pas në mars 1999 u nisëm drejt Belgjikës ku qëndruam në Bruksel. Aty u regjistrova me emrin Diana. Lekët ia dorëzoja përherë J. Pasi u ktheva në France sërish përfundova në rrugë duke ushtruar prostitucion në provincën e quajtur Sarcelë afër Parisit”.

Prokuroria e Përgjithshme gjatë 2012 ka kryer verifikimet ndaj shtetasit që përmendet si trafikant femrash nga ku rezulton se ai ishte një i kërkuar nga autoritetet belge, duke qenë se Gjykata e Brukselit e kishte dënuar me pesë vjet për shkelje të ligjit për të huajt, vjedhje me sulm dhe mashtrim për shfrytëzim prostitucioni. Por teksa në atë kohë hetimet ndaj këtij shtetasi u stopuan, pasi nuk u soll asnjë material shtesë mbi çështjen konkrete, ka qenë viktima që u ka qëndruar mbi kokë hetimeve dhe ka kërkuar vazhdimisht zgjimin e prokurorëve.

“Në pritje të letërporosive u sugjerua që hetimi të pezullohet, ndërsa nga ana e prokurorit është vendosur pushimi i çështjes me shpjegimin se të dhënat e kallëzueses A. A janë indicie dhe si të tilla nuk shërbejnë për ngritjen e akuzës pasi nuk mjaftojnë”.

Por, vajza e trafikuar nuk është dorëzuar. Menjëherë sapo është vënë në dijeni për veprimet e prokurorisë, në 2014-n rezulton të jetë paraqitur pranë Drejtorisë së Policisë me një ankesë ku ndër të tjera nuk heq dorë dhe këmbëngul hetimin e trafikantit të dyshuar J. K.

“Policia rivihet në lëvizje dhe me disponimin e fashikullit penal kërkohet përgjigje Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me jashtë për marrje informacioni nëse ishte kthyer apo jo përgjigje nga letërporositë”.

Njëkohësisht, prokurorët vendosin një pushim të dytë të çështjes, pasi kryejnë kërkime edhe pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të asaj kohe me cilësimin “J. K” nuk është në kërkim në Shqipëri dhe hetimi pasuror ndaj tij është pushuar”.

Prokuroria sjell si arsyetim edhe ballafaqimin mes ish-prostitutës së detyruar për të dalë në rrugë dhe dy personave të dyshuar “J. K. nuk pranoi që e njihte kallëzuesen A. A, ndërsa denoncuesja sjell edhe emra viktimash të tjera me shtetësi të huaj”. Prokuroria vijon të jetë kundër denoncueses gjatë asaj kohe për mbylljen e dytë të dosjes, duke treguar se “zyra e prokurorit të përgjithshëm i Moldavisë informon se nuk ka qenë e mundur intervistimi i Natalia T”.

Por njëkohësisht fashikullit i bashkëngjitet edhe dëshmia e të dyshuarit tjetër që mban qëndrim mohues dhe këmbëngul se nuk e njeh denoncuesen. Në vitin 2015 autoritetet zhvillojnë një seancë ballafaqimi mes këtij shtetasi dhe të dëmtuarës, dhe teksa viktima këmbëngul se ajo njihej me të, ai tregonte të kundërtën. A. A thotë në këtë procesverbal “Ti ke qenë në dasmën e vëllait tim, ke drejtuar makinën benz në ngjyrë gri, ke qenë si shofer kur morëm nusen”.

Pasi ka pritur shumë muaj, duke i lënë dorë të lirë policisë dhe prokurorisë që të hetonin dhe pasi asnjëra prej tyre s’ka dhënë rezultat, gruaja është rikthyer sërish. Ajo ka dorëzuar fotografi dhe video që vërtetonin dëshminë e saj dhe hidhnin poshtë qëndrimin mohues të të dyshuarit tjetër që insistonte se nuk kishte asnjë njohje me të dhe se nuk kishte as hyrje-dalje me familjen e saj.

“Mora kasetën e dasmës së vëllait dhe i shkëputa çastet ku shfaqet njëri prej tyre. Nuk gënjej”, rrëfen viktima para autoriteteve shqiptare që më në fund pasi kanë kryer ekspertizën janë dorëzuar dhe i kanë dhënë të drejtë./Si

ShareTweetSendShareSend
Pas

Pamje të rënda/ Historia e dhimbshme e familjes Sylmetaj në Kosovë, si u vranë nga forcat serbe dhe fëmijët e mitur (Më i vogli 2-vjeç)

Para

Shifrat e larta të Covidit nuk ndalen në Gjirokastër, infektohet edhe prefekti i qarkut

Të Tjera

Horror/ Foshnja 5 muajshe vritet me një plumb në kokë
Bota

Horror/ Foshnja 5 muajshe vritet me një plumb në kokë

25/06/2022
Përleshje me thikë në Venezia mes 3 shqiptarëve, njëri tentoi “të arratisej” duke u hedhur në kanal
Bota

Përleshje me thikë në Venezia mes 3 shqiptarëve, njëri tentoi “të arratisej” duke u hedhur në kanal

25/06/2022
Fololajm/ Mosliberalizimi i vizave, lokali në Prishtinë ndalon hyrjen e qytetarëve të BE-së
Flash

Fololajm/ Mosliberalizimi i vizave, lokali në Prishtinë ndalon hyrjen e qytetarëve të BE-së

25/06/2022
“Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, ish-kreu i CIA në Moskë tregon kush do e rrëzojë Putin nga pushteti
Bota

“Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, ish-kreu i CIA në Moskë tregon kush do e rrëzojë Putin nga pushteti

25/06/2022
Me zërin duke iu dridhur, nëna e Hueyda El Saied: Kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti…
Flash

Me zërin duke iu dridhur, nëna e Hueyda El Saied: Kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti…

25/06/2022
Plagosi pronarin e hotelit në Pogradec, flet babai i 22-vjeçarit: Djali im nuk është autor, u largua nga frika!
Aktualitet

Plagosi pronarin e hotelit në Pogradec, flet babai i 22-vjeçarit: Djali im nuk është autor, u largua nga frika!

25/06/2022
Aksidentohet e gjithë familja në Kukës, plagoset gruaja me dy fëmijët, kryefamiljari shpëton pa u dëmtuar
Aktualitet

Aksidentohet e gjithë familja në Kukës, plagoset gruaja me dy fëmijët, kryefamiljari shpëton pa u dëmtuar

25/06/2022
“Donin të më ‘rrëmbenin’ në Greqi dhe Suedi”/ Irini Qirjako e zbulon për herë të parë: Kisha dy oferta në kohën e diktaturës, sigurimi i shtetit më thoshte…
Aktualitet

“Donin të më ‘rrëmbenin’ në Greqi dhe Suedi”/ Irini Qirjako e zbulon për herë të parë: Kisha dy oferta në kohën e diktaturës, sigurimi i shtetit më thoshte…

25/06/2022
U zhduk pas shuplakës ndaj Chris Rock/ Çfarë po ndodh me Will Smith, ja projektet e rëndësishme që ka humbur
Flash

U zhduk pas shuplakës ndaj Chris Rock/ Çfarë po ndodh me Will Smith, ja projektet e rëndësishme që ka humbur

25/06/2022
Kishte fshehur kokainën brenda “vezëve”, arrestohet 19-vjeçari shqiptar
Bota

Kishte fshehur kokainën brenda “vezëve”, arrestohet 19-vjeçari shqiptar

25/06/2022
Para
Shifrat e larta të Covidit nuk ndalen në Gjirokastër, infektohet edhe prefekti i qarkut

Shifrat e larta të Covidit nuk ndalen në Gjirokastër, infektohet edhe prefekti i qarkut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Fax News LIVE

Të Fundit

Horror/ Foshnja 5 muajshe vritet me një plumb në kokë

Përleshje me thikë në Venezia mes 3 shqiptarëve, njëri tentoi “të arratisej” duke u hedhur në kanal

Fololajm/ Mosliberalizimi i vizave, lokali në Prishtinë ndalon hyrjen e qytetarëve të BE-së

“Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, ish-kreu i CIA në Moskë tregon kush do e rrëzojë Putin nga pushteti

Me zërin duke iu dridhur, nëna e Hueyda El Saied: Kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti…

Plagosi pronarin e hotelit në Pogradec, flet babai i 22-vjeçarit: Djali im nuk është autor, u largua nga frika!

Aksidentohet e gjithë familja në Kukës, plagoset gruaja me dy fëmijët, kryefamiljari shpëton pa u dëmtuar

“Donin të më ‘rrëmbenin’ në Greqi dhe Suedi”/ Irini Qirjako e zbulon për herë të parë: Kisha dy oferta në kohën e diktaturës, sigurimi i shtetit më thoshte…

U zhduk pas shuplakës ndaj Chris Rock/ Çfarë po ndodh me Will Smith, ja projektet e rëndësishme që ka humbur

Kishte fshehur kokainën brenda “vezëve”, arrestohet 19-vjeçari shqiptar

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.