Një ngjarje e pazakontë ka trònditur qytetin e Durrësit mbrëmjen e kaluar. Tre persona kanë rráhur brùtálisht një burrë rreth të 40-ave dhe fëmijën e tij të vogël. Ngjarjen e ka rrëfyer gazetarja Klodiana Haxhiaj nëpërmjet një postimi në rrjete sociale duke thënë se Pòlicia nuk ndërhyri për ngjarjen dhe as nuk ka nisur hetimet.
“Tre persona kanë rráhur në mënyrë bárbáre një 40-vjeçar në mes të bulevardit “Dyrrah” mbrëmjen e sotme. 40-vjeçari ishte duke ecur me të birin 5 a 6 vjeç. Klíthmat e vogëlushit që kërkonte ndihmë kanë rrènqethur të madh e të vogël. E rráhën aq kèq, sa kur u ngrit la pas, një pèllg gjáku ndërsa cubat e bulevardit, iu hipën makinave e ikën, pa iu hyrë gjèmb në këmbë. Nuk ishte i pirë, por nuk ecte dot, e mbante djali i vogël prej dore, edhe shapkat s’dihet ku i përfunduan, mbeti zbathur. I larë në gják”, shkruan Haxhiaj duke cituar rrëfimet e dëshmitarëve okularë.
Sipas gazetares, një prej personave dhùnues është nipi i një biznesmeni të fùqishëm të vendit dhe policia nuk ‘e lëviz gishtin’ për këtë cështje pasi ka frikë. Haxhiaj sqaron se kjo cështje mund të zbardhet falë kamerave të sigurisë dhe dëshmitarëve.
“Të tre cubat janë të identifikueshem, Pòlicia as u duk fare aty. Njëri më thanë është nipi i një biznesmeni. Pòlicia Durrës nëse ka këllqe të mos pyesë asnjë dëshmimtar, por të marrë kamerat e sigurive të bizneseve që e kanë filmuar e t’i thërrasë njëherë në Komisariat, e nëse nuk bën minimalisht këtë, Pòlicia ka fríkë!
E nëse Pòlicia ka fríkë, çfarë i mbetet qytetarit?! Në boulevard ka shumë njerëz në mbrëmje…dhùnën ç’njerëzore dhe klithmat e djalit të vogël i kanë parë shumë sy e i kanë dëgjuar shumë veshë! Pòlicia ka kohë që nuk duket në rrugë, që kur bulevardi është bërë arenë e shpjetësisë skëterrë të shoferëve, si puna e këtyre që sot masakruan një baba. Çfarëdo të kish bërë, për më tepër në prani të një fëmijë të mitur nuk ka justifikim përdorimi i dhùnës bárbare. Nuk isha prezente por di që nuk do kisha bërë sehir, siç bënë sot shumë të tjerë!”, shkroi gazetarja.(A.M/Faxweb.al)