Ekzaminimi mjekësor për George Floyd ka përfunduar dhe rezultatet tregojnë se ndërroi jetë nga asfíksimi pasi efektivi i pólicisë i vuri gjurin në fyt në mes të rrugës. Autopsia doli ditën e djeshme, megjithatë ka disa deklarata të ndryshme në këtë çështje.
Në një deklaratë për shtyp nga ekzaminuesi mjekësor i Hennepin thuhet se Floyd, i cili po qante në tokë sepse nuk mund të merrte dot frymë kishte përdorur së fundmi metafeminë dhe fentanil, gjithashtu vuante nga hipertensioni dhe sémundja e arterieve koronare, të cilat ishin faktorë që ndikuan në vdékjen e tij.
Por dy mjekë që kryen autopsinë në mënyrë të pavarur për 46-vjeçarin dhe dy avokatët e familjes thanë se nuk ka patur sëmundje të tjera që ndikuan tek humbja e jetës.
Ata thanë se ushtrimi i forcës në qafë i shkaktoi vdékjen George Floyd dhe nuk ka asnjë informacion për përdorim të drógës dhe alkóolit. Që kur ndërroi jetë, në disa shtete të Amerikës kanë shpérthyer prótestat për vdékjen e tij.(A.M/Faxweb.al)