Një oficer i Policisë së ‘Capitol Hill’ në SH.B.A.-së ka vdekur një ditë pasi u përplas me turmën e protestuesve pro-Trump të cilët mësynë në ambientet e brendshme të Kongresit.
Oficeri Brian D. Sicknick pasi u plagos teksa u angazhua në mbrojtje të godinës së ‘Capitol Hill’ dhe u kthye në zyrën e tij të divizionit, ku ai humbi ndjenjat, bëri me dije zëdhënësja e Policisë së Kapitollit Eva Malecki.
Më pas ai u dërgua në spital, ku dhe ndërroi jetë të enjten mbrëma rreth orës 21:30.
Efektivi Sicknick, i cili ka qenë pjesë e policisë së Kapitolit që prej vitit 2008, është personi i pestë që vdes nga përplasja e dhunshme e së Mërkurës në Uashington.
Policia e Kapitolit qëlloi fatalisht një veterane të Forcave Ajrore, mbështetëse e flaktë e Trump, e cila ishte pjesë e turmës që u fut në ndërtesë. Tre persona të tjerë vdiqën në “urgjenca mjekësore” pas trazirës, u shprehën zyrtarët.