Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Nga trafikant kokaine, në shef sigurie në burgje/ Ismaili bën pohimin shokues: Ka polic që u sjellin të dënuarve…

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili ka folur në Komisionin e Sigurisë edhe për rektrutimin e punonjësve në burgje, marrë shkas nga ngjarja e ndodhur në Kavajë, ku drejtori i sigurisë në burg Bledar Toçi vrau Dritan Haxhollin me armën e shërbimit.

Sipas informacioneve që kanë rrjedhur në ditët në vijim, Toçi dyshohet të jetë pjesë e një grupi që trafikon kokainë në Kavajë, shtuar këtu dhe faktit se të vëllait të tij iu gjetën disa doza me lëndë narkotike. Po ashtu në banesën e Marsida Qatjas, ku ndodhi krimi i rëndë u gjetën gjurmë lëndësh narkotike, të cilat në deponimin e 30-vjeçares u konfirmuan.

Ismaili tha se prej dy vitesh në sistemin e burgjeve punonjësit rekrutohen përmes konkursit, dhe tha se ngjarja në Kavajë është ende nën hetim nga ana e prokurorisë.

“Ngjarja e Kavajës nuk kishte lidhje me detyrën, ka një listë të shtuar që punonjësit e policisë së burgjeve përfshihen në trafik, iu sjellin të burgosurve atë që ata duan. Nuk ka asnjë rekord që të jetë ndëshkuar dikush, kjo cështje duhet të adresohet së bashku më prokurorinë.

Mbetet sfidë e të gjithë shoqërisë lufta kundër korrupsionit. Që prej dy vitesh asnjë punonjës nuk është marrë në punë pa kryer kontrroll, vettingu është ndihmë për të pastruar policinë e burgjeve”, u shpreh Ismaili.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.