AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Nga shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese, te vjedhja e biçikletave, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Një 39 vjeçar është arrestuar nga ana e policisë, pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së disa biçikletave  në Tiranë. Policia njofton se L. Ç., 39 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë ka qenë i dënuar më parë për veprën penale  “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”.

Njoftimi i Policisë:

Kapet dhe arrestohet në flagrancë një 39-vjeçar, i dyshuar si autor i disa rasteve të vjedhjes së biçikletave

Komisariati i Policisë Nr. 1, nisur nga shqetësimet e qytetarëve në lidhje me vjedhjet e biçikletave, të ndodhura kohët e fundit në juridiksionin e këtij Komisariati, organizoi punën dhe si rezultat  u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë një biçikletë, shtetasi: L. Ç., 39 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale  “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese).

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezulton se ky shtetas është autor edhe i dy rasteve të tjera të vjedhjeve të biçikletave, të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: tri biçikleta të vjedhura, praktika noteriale për shitjen e biçikletave të vjedhura; pajisje të përdorura për realizimin e vjedhjeve, si dhe pjesë biçikletash të vjedhura.

Ndërkohë, vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin edhe të disa rasteve të tjera të vjedhjes së biçikletave.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja, e kryer më shumë se një herë”.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *