Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Nga pezullimi i konvikteve, masat për transportin publik, si dhe shërbimet funerale, Veliaj tregon masat për parandalimin e koronavirusit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave të Bashkisë së Tiranë, ka prezantuar një sërë masash me qëllim për të përballuar përhapjen e koronavirusit në kryeqytet, pasi në vend janë regjistruar dy rastet e para.

Veliaj prezantoi një sërë vendimesh të rëndësishme, duke filluar që nga ato me shkollat e gjer te transporti publik dhe te celebrimi apo ceremonitë mortore.

Po ashtu Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm me higjienën ndërsa lajmëroi se ka nisur dezinfektimi i autobusëve urban.

“Kemi filluar sot të marrim disa masa sa i takon transportit publik. Kemi filluar dezinfektimin e rrugëve dhe të autobusëve. Megjithatë më lejoni të sqaroj diçka, nuk infekton rruga njeriun apo autobusi njeriun. Infekton njeriu njeriun. Pra robi robin. Kështu që këshilla që dha sot kryeministri për higjienë personale janë ABC e rezistencës ndaj kësaj sfide që na ka ardhur në tiranë. Megjithatë ne po bëjmë dizifnektimine rrugëve, dezinfektimin e autobusëve, po nëse ndonjë këshillë që vjen nga të gjithë, mënyra më e mirë është duke ecur ose duke i dhënë biçikletës”, tha ai.

Kryebashkiaku Veliaj lajmëroi gjithashtu pezullimin e përkohshëm të konvikteve gjer në rifillimin e mësimit.

“Ka lindur nevoja që të shpjegoj një rregull që vjen për shkollat dhe që vlen për shkollat dhe për çerdhet, vlen gjithashtu dhe për konviktet . Ndaj kërkoj drejtoreshave të konvikteve të komunikojmë që sot konviktet nuk do të funksionojnë. Pra do të aplikojnë udhëzimin e qeverisë dhe urdhrin e bashkisë së Tiranës për të qenë në zona të zbrazura deri në datën 3 prill. Ndaj dua që të gjitha drejtoreshat tona të konvikteve të bëjnë njoftimet përkatëse”, deklaroi ai.

Kreu i Bashkisë u shpreh se masa të forta do të merren edhe për celebrimet, ku përveç çiftit dhe dëshmitarëve të nevojshëm që kërkon ligji, nuk do të lejohen të tjerët.

“Kam dhënë një porosi që në të 27 njësitë tona, përveç çifteve që detyrimisht duhet të celebrohen me dëshmitarët e tyre, çdo prani e tepërt familjarësh , kushërinj, dasmorësh, të ruhet për një moment tjetër. Nuk është ky moment”, tha Veliaj, ndërsa bëri të ditur se në bashkëpunim dhe me komunitetet fetare do të ketë masa edhe për shërbesat.

Lidhur me ceremonitë mortore, Veliaj kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për kufizime, veçanërisht të ritit të dhënies së dorës.

“Ka disa aktivitete që tipikisht menaxhohen nga Bashkia e Tiranës siç janë shërbimi funeral, shërbimet e celebrimeve, siç janë disa shërbime të tjera. Ka disa tradita shumë të mira shqiptare që ne shkojmë, bëjmë për njëri-tjetrin. Duke qenë se jemi në një situatë emergjente, të një higjienë maksimale që kërkohet në raste të tilla, zakonet e dhënies së dorës në tubime të mëdha, kur ngushëllojmë dikë, do të gjejmë mënyra alternativa për të shprehur keqardhjen. Do të duhet që në çdo shërbim funeral si në sharrë dhe në Tufinë të këshillojmë familjarët që ky nuk është moment për të bërë ritualin e dhënies së dorës ky është momenti për të shtyrë në një kohë tjetër pritjet dhe përcjelljet. Do të respektojmë të gjithë ritet e këtyre situatave të vështira për çdo familje që humbet të afërmin e vet përveç dhënies së dorës dhe shkëmbimit të kontakteve”, -theksoi Veliaj.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *