Sali Berisha në Krujë, ka prezantuar kandidatin për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, Agron Lokën. Berisha ndalet te tenderat e dhënë nga qeveria ndaj të afërmeve të Edi Ramës dhe të tjerëve që bashkëpunojnë me të. Një pjesë e tenderave zbulon kryedemokrati janë dhënë në mënyrë sekrete, gjë që është në kundërshtim me ligjin. Ai akuzon kryeministrin se ka shpërdoruar në mënyrë të frikshme buxhetin e qytetarëve shqiptarë, ku me paratë e vjedhura siç thotë Berisha do ishin rritur rrogat deri në 6 herë, por jo vetëm. Shumat e vjedhura sipas kreut të PD-së janë miliarda euro, që duheshin kthyer në mbështetje për shqiptarët. Gjithashtu sjell dhe një rast prej këtyre vjedhjeve, atë të djegësave, që Berisha e cilëson si një sipërmarrje të Ramës, për të zhvatur miliona ndërkohë që anjë prej tyre nuk është funksional sot.
Berisha: Këto janë zgjedhjet jetësore të jetës sonë. Varfëria, ëshët arsyeja kryesore që i bën të largohen shqiptarët. Nuk kemi qenë komb i pasur, po gjatë 30 vieteve, të ardhurat tona janë rritur mbi 20 e sa herë. E kemi filluar me 204$ për frymë, të tertit më të varfër të planetit, ashtu na bëri socializmi, me sakrifica arritëm në 2008 te grupi i vendeve me të ardhura të mesme të larta, rroga dhe pensionet më ët larta në rajon. Nga 2013 deri sot përsëri jemi të fudnit në Ballakn për rroga dhe pensione, 30% më të ulëta se Kosova. 2 miliard euro Kosova Buxhetin, ne 3.4. Kosova ka një borxhë më të vogël se Shqipëria. Nga vjet deri sot, ushqimet janë rritur me 12%. Të gjitha paratë vidhen në masën 80%. KLSH ka njoftuar se qeveria vodhi 122 miliard lekë, 1.1 miliard euro janë 130% fondi i përgjithsëm i pagave në Shqipëri. Me a sa vjedh nëse do të kishte vullnet mund të dyfishonte çdo vit rrogat. Jo që nuk e bëri, përkundrazi rriti çmimet, në kapitalizëm nuk janë qeveritë që rrisin çmimet, i rrit tregu dhe kërkesa, në Shqipërinë e Edi Ramës çmimet i rritën bordet. Mblodhi 520 milion eruo më shumë, qindarkë më qindarkë paratë tuaja. Natyrisht TVSH-ja u rrit në proporcion me çmimin. Çdo qeveri që ka dhimbshuri, ndjeshmëri ndaj shtrëngicës ekonomike të qytetarëve do t’i kthente paratë po te qytetarët. Kosova iu dha stuidentëve 100 euro, rrogëtarëve 120. Me këto që mblodhi Edi Rama mund të rriste rrogat me 170%, përkundrazi asgjë. Sot blihet me rrogën 30% më pak se në 2013. Pasuria më e madhe publike sot është porti i Durrësit, në tregun botëror vlera e tij është miliarda euro. Çfarë po ndodh me portin? Ka gjetur një arab miliarder dhe ky do të bëhet si arabi, hajde të ndajmë portin. Shpiku pasaportën e artë dhe do të marrin ata që blejnë apartamentet etij. Djegësat 420 milion eruo, ju e keni dëgjuar që për djegësin e Elbasanit janë përgatitur brenda 24 h 17 dokumenta për të plotësuar dokumentacionin.