Ne seancën e sotme nëpërmjet avokatit mbrojtës efektivi i ‘Shqiponjave’ Nevaldo Hajdaraj i ka kërkuar gjykim te shkurtuar dhe ndërrim të akuzës nga ‘Vrasje me dashje’ në ‘Vrasje në kapërcim të kushteve të mbrojtjes se nevojshme’.
Për sa i përket kerkesës për gjykimin të shkurtuar të bërë nga avokati i Hajdaraj, Gjykata ka pranuar aktet dhe do jetë trupa që do të fomrohet për shqyrtimin e çeshtjes në themel, ajo e cila do e pranojë ose jo.
Ne sallën e gjyqit Nevaldo Hajdaraj i ka kërkuar falje babait të Klodian Rashës duke iu shprehur se i vjen keq për atë që ndodhi.
Fotografitë e nxjerra nga filmimet e kamerave të sigurisë tregojnë se si Klodian Rasha u ndoq nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj dhe më pas u qëllua për vdekje.
Kujtojmë se vrasja e Klodian Rashës, 25-vjeç, tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa protesta pothuajse në të gjithë vendin u bënë në emër të tij në logon “Drejtësi për Klodianin”.