Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Nesër provimi i parë i Maturës Shtetërore/ Çfarë duhet të dinë maturantët

Ditën e nesërme do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shteteërore 2020, ai i gjuhës së huaj për të vazhduar me datë 11 qershor me gjuhën shqipe, me matematikën më 15 qershor, për ta përmbyllur me lëndën me zgjedhje më datë 18 qershor.

Ndryshe nga vitet e tjera për shkak të kronavirusit ministria e Arsimit ka hartuar një rregullore të posaçme për zhvillimin e maturës shtetërore. Ja çfarë duhet të dinë maturantët për ditën e nesërme.

Në një sallë do të jenë mesatarisht 10 maturantë, dhe bankat do të jenë në një distancë prej 1.5-2 metra. Nxënësit rrezikojnë të humbasin provimet nëse do të kenë temperaturë më të lartë se 37, 5 ditën e provimit. Në këtë rast maturanti do të mund ta japë provimin në sezonin e vjeshtës.

Sipas rregullores një ditë para provimit, drejtuesi i shkollës duhet të konfirmojë në zyrën vendore arsimore se mjedisi përmbush kushtet-higjeno sanitare dhe distancimin fizik.

Ndaj drejtorit do të merren masa administrative nëse nuk do të respektohet rregullorja e maturës shtetërore.

Ambientet ku do zhvillohet provimi duhet të jenë të ajrosura dhe të hogjenizuara.

Provimi do të nisë në orën 10 dhe do të zgjasë dy orë.

Maturantëve para se të hynë në shkollë do t’ju matet temperatura, do ju dezifektohen duart dhe do të duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza.

Këtë vit janë mbi 31 mijë maturantë që do tu nënshtrohen provimeve të maturës shtetërore dhe ndryshe nga më parë testi do të jetë i gjithi me alternativa.

Maturantët e gjimnazit ‘Sami Frashëri” që u shemb për tu rindërtuar, do t’i japin provimet në dy mjedise, tek shkolla “4 Dëshmorët” dhe “Fan Noli”.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *