Ka shkuar në tre numri i punonjësve të policisë që kanë humbur jetën si pasojë e Covid 19 në Kosovë. Rasti më i dhimbshëm është shënuar tre ditë më parë, ku ka ndërruar jetë një police, e cila ka qenë në pritje të ëmbël, ndërsa nuk bëhet ende e ditur se në cilin muaj të shtatzënisë ajo ka qenë.
Indeksonline mëson se e ndjera është trajtuar në Kralevë të Serbisë, ndërsa nuk arriti ta fitojë betejën ndaj Covid-19.
Policja shtatzëne shërbeu për një kohë të gjatë në Stacionin e Policisë në komunën e Shtërpcës. Várrimi i saj u bë të shtunën në mesdite. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar rastet e vdèkjes në institucionin që punon ai.
“Po, 3 zyrtarë deri më tani kanë humbur jetën të cilët kanë qenë të prekur edhe nga Covid-19”, është shprehur ai. Humbja e polices së bashku më fëmijën e saj, është padyshim një nga rastet më të dhimbshme në Kosovë, e cila po njeh ditë pas dite një numër shumë të lartë personash të infektuar dhe viktima si pasojë e Covid 19.
(E.K/Faxweb.al)