Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Nëna e dy fëmijëve vetëvaret për shkak të skamjes e varfërisë, Rama deklaronte: Nuk vdes njeri për bukë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kuçovë, ku një grua 40-vjeçare ka varur veten në banesën e saj, për shkak të kushteve të vështira në të cilën gjendej familja e saj.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se viktima është Zamira Sefa, nënë e e dy fëmijëve, e cila është gjendur e vetvarur në banesë e saj nga bashkëshorti i saj.

Burime të morgut Berat bëjnë me dije se ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm trupi i pa jetë i 40-vjeçares nga Kuçova.

Ekspertiza nga mjeku ligjor pohon se nuk ka shenja dhune por është vetvarur për arsye që ende nuk dihen. Familja jetonte në kushte të varfërisë ekstreme, e cila mendohet që ka qënë një nga shkaqet ka çuar nënën e dy fëmijëve të marri këtë vendim.

Në këto ditë kur kriza po thellohet gjithnjë e më shumë për shkak të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19, qytetarët shprehen se dalin nga banesa pasi nuk kanë mundësi të sigurojnë as bukën e gojës.

Përditë shohim në Tv të moshuar e shumë të tjerë që deklarojnë se nuk kanë as bukë dhe asnjë mjet jetese, ndërsa shumë të tjerë nuk kanë as mundësi që ta ngrenë zërin.

Ndërkohë që kryeministri i vendit që e ka vetëquajtur veten “babai i Kombit”, del çdo ditë në media dhe përsërit se “nuk ka vdekur dhe nuk vdes njeri për bukë”…

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.