Duhen edhe dy ditë që klubet e Superiores të rifiillojnë stërvitjen, prandaj stadiumet kanë nisur me dezinfektimet. Pasditen e sotme është dezinfektuar “Flamurtari” duke nisur nga fusha e blertë, korridoret, dhomat e zhveshjes, të masazhit, tribunat, pankinat e futbollistëve dhe gjithcka tjetër.
Ndonëse kuqezinjtë nuk duken gati për rifillimin e kampionatit, masat kundër korònavirusit duket se po respektohen në përpikmëri. Administratori i klubit vlonjat Sinan Idrizi është shprehur se rifillimi i kampionatit duket i padrejtë pasi futbollistët nuk janë aspak gati për të rifilluar aktivitetin.
Pauza më tepër se 2 muaj ka ndikuar jo mirë në formën e lojtarëve, pasi shumica prej tyre thuhet se kanë shtuar edhe peshë.(A.M/Faxweb.al)