12:25 | 10/08/2022
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Advertisement
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Në kulmin e sezonit turistik, grosistët e pijeve freskuese lajmërojnë rritjen e çmimeve 5-10%

08:35 | 04/08/2022
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në kulmin e sezonit turistik, grosistët e pijeve freskuese lajmërojnë rritjen e çmimeve 5-10%

Grosistët e pijeve freskuese kanë lajmëruar këto ditë tregtarët e pakicës se do të rrisin çmimet e produkteve këtë muaj.

Linjat e pakicës janë njoftuar se, rritja e çmimeve do të jetë 10-20% për lloje të ndryshme të paketimeve.

Rritja më e madhe do të jetë për lëngjet e frutave në kanaçe, që do të kushtojë 80 lekë nga 60 lekë që shiten aktualisht. Rritje është lajmëruar edhe në pijet e tjera freskuese.

Vendi është në kulmin e sezonit turistik dhe kërkesa për pije freskuese shënon rritje jo të zakontë edhe për shkak të temperaturave të larta. Grosistët po e shfrytëzojnë këtë periudhë për të transferuar kostot e rritura të lëndëve të para gjatë këtij viti.

Vala e rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe pijeve nuk po ndalet. Këto ditë kompanitë e prodhimit të bulmetit rritën njëkohësisht çmimet e produkteve kryesore të qumështit dhe kosit, teksa në tregu po përballet me krizë të furnizimit me djathë.

Prodhuesit e pijeve freskuese kanë pohuar këto ditë, se kostot e prodhimit janë rritur me nga 15-20%. Por ndërkohë tregu i këtyre produkteve po përballet me krizë të shumëfishtë që po vjen nga kostot e lëndëve të para dhe rënia e konsumit dhe ndryshimi i stilit të jetesës.

Popullsia e Shqipërisë po tkurret nga viti në vit nga emigracioni i lartë i moshave të reja që janë konsumatorët kryesorë të pijeve freskuese. Ikja e njerëzve krijon deficit të menjëhershëm në konsum, i cili po reflektohet jo vetëm tek pijet freskuese, por tek të gjitha produktet e tjera.

Gjithashtu prirja për t’u ushqyer shëndetshëm po ndikon negativisht tek konsumi i pijeve freskuese të cilat kanë në përbërje të tyre sheqer të shtuar. Kjo tendencë është rritur meë tej pas pandemisë Covid-19.

Grupi AGNA është detyruar të shtrenjtojë çmimet e pijeve freskuese këtë vit nga 6 deri në 10% më herët ketë vit. Përfaqësuesit e kompanisë shprehen se shtrenjtimi i çmimeve ka tkurrur konsumin, ndërsa pritshmëritë e stinës së verës nuk janë të kënaqshme.

Çmimet janë rritur edhe nga kompania Coca-Cola Bottling Shqipëri, CCBS. “Duke iu referuar vetëm të dhënave numerike, rritja e kostove të prodhimit me 18%, krahasuar me rritjen që pësuan produktet tona me vetëm 6,5%, kuptojmë një hendek prej 11,5% që u mbulua tërësisht nga kompania.

Një boshllëk i mbushur me humbjen e rentabilitetit nga ana e CCBS, e cila vendosi, sipas politikës së kompanisë, të mos spekulojë mbi spekulime, në përpjekje për të kompensuar rritjen e kostove, duke ruajtur përdoruesin përfundimtar”, shpjegoi pak ditë më parë për Monitor, presidenti i kompanisë CCBS, Luca Busi./monitor

ShareTweetSendShareSend
Pas

PSG i mori Sanches, Milan kundërpërgjigjet: ja oferta zyrtare

Para

Stoltenberg: NATO, e gatshme të ndërhyjë në Kosovë nëse rrezikohet stabiliteti, fola dhe me Vuçiç

Para
Stoltenberg: NATO, e gatshme të ndërhyjë në Kosovë nëse rrezikohet stabiliteti, fola dhe me Vuçiç

Stoltenberg: NATO, e gatshme të ndërhyjë në Kosovë nëse rrezikohet stabiliteti, fola dhe me Vuçiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Fax News LIVE







Të Fundit

Policia franceze vret një person të armatosur me thikë në aeroportin e Parisit

(FOTO) Ky është autori i vrasjes në Krujë, qëlloi me armë 55-vjeçarin pas sherrit për drutë e zjarrit

Përplasen ‘kokë më kokë’ dy automjete në Pogradec, plagoset një këmbësor

Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive, pranga administratorit të Call Centerit në Tiranë, procedohen 5 punonjëset

Arratiset nga burgu vrasësi i dyshuar i Nevila Pjetrit dhe transgjinores, ja si u kap në stacionin e metrosë…(DETAJET)

Situata e zjarreve/ 28 vatra në 24 orët e fundit, 4 vijojnë ende aktive

“Rama të kërkojë falje”/ 34 vite nga ekzekutimi i poetit Havzi Nela, mbahet ceremonia përkujtimore në Kukës (VIDEO)

Tentuan të trafikonin 1 ton drogë në mes të detit, gjykata jep vendimin për 3 skafistët

U plagos pas sherrit për drutë në Krujë, ndërron jetë në spital 55-vjeçari

U arrestua pa dokumente, 40-vjeçari shpërthen në lot në gjykatë: Me atë motor mbledh kanaçe, kam 7 fëmijë…

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.