Mjeku Gani Bajrakatari në një intervistë për Fax News foli në lidhje me situatën e pandemisë së COVID-19 në Kosovë.
Bajraktari tha se me masate ndërmarra do të ulet kurba e përhapjes së virusit dhe se në këtë formë do të lehtësohet sistemi shëndetësor.
Po ashtu ai shtoi se Kosova do ta kalojë lehtë këtë pandemi, pasi sipas tij kjo lidhet edhe me moshën e re të popullsisë dhe se më herët shteti është përballur me jashtëzakonshme dhe dinë si të organizohen.
“Personat që kanë humbur jetën në Kosovë, kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Me masat e ndërmarra ne besoj se do ta ulim kurbën e përhapjes së këtij virusi dhe kjo do të lehtësojë sistemin shëndetësor. Për të sheshur këtë kurbë ndodh izolimi kaq i madh dhe është i rëndësishëm. Duhet edhe të mbahet distancimi social. Nuk është e zorshme të mbajmë një maskë apo leckë që mos të marrim këtë virus. Duart të lahen sa më shpesh me sapun. Parandalimi i mos marrjes së këtij virusi, nuk është shumë i zorshëm. Por virusi do ta bëjë të veten, por mendoj se Kosova do ta kalojë më lehtë, kjo për dy arsye kemi një popullatë shumë te re, dhe për rredhojë moshat e reja e përballojnë më mirë. Kemi një rini të shëndetshme. Jemi një popullatë që e njohim njëri-tjetrin dhe izolimi bëhet më i lehtë. Si shoqëri jemi mësuar të përballojmë situata të jashtëzakonshme dhe dimë si të organizohemi.
Shumica e të sëmurëve rrinë në spital për të mos transmetuar infeksionin, pasi nuk është se kanë nevojë për trajtim. Një numër i konsiderushëm i tyre mund të kenë nevojë për trajtim, rreth 10%. Shtete shqiptare duhet të orionetohen në edukimin dhe dhënien e informacioneve valide për qytetarët që të vetëizolohen të vetëdistancohen dhe jo me masa policore.”- tha Bajraktari.
(M.Q/Faxweb.al)